5 videot virale më të famshme

Gjithçka fillon me një "duhet të shikohet" Youtube video. Ju klikoni në link dhe i humbni 5 minuta nga jeta dinamike e juaj duke shikuar videon. Para se të dini, ju e keni ndarë linkun me të gjithë personat që i njihni dhe e keni parë atë video më shumë herë se që e pranoni. Kjo është një video virale.

GANGNAM STYLE
Pa dyshim se video më e popullarizuar nga videot virale është Gangnam Sytle nga Psy. Në 6 muajt e parë kjo video mblidhte rreth 6.8 milionë shikime për ditë! Një vit pasi që u publikua "Gangnam Style", u bë videoja më e shikuar në Youtube me rreth 1.8 miliardë shikime. Por çfarë saktësisht e ka shkaktuar këtë mani për një artist që kurrë më parë nuk ishte dëgjuar jashtë Koresë së Jugut? Ishte vallëzimi karakteristik? Përmbajtja e klipit? Melodia e këngës? Ju vlerësojeni vetë.
Linku: Shiko

HARLEM SHAKE
Pastaj kemi "Harlem Shake" që ishte një fenomen viral i cili nuk u bazua në ndonjë artist specifik, por në 'lëvizjet' e çmendura të katër të rinjëve të cilët ishin të veshur me kostume dhe performonin për 36 sekonda. Ndërkohë që video origjinale mblodhi afër 50 milionë shikime, shumë shpejt ky koncept i këtij 'kërcimi' shpërtheu dhe shumë njerëz filluan të krijonin video personale nëpër zyre, aeroplan, baza ushtarake etj.
Linku: Shiko

WHAT DOES THE FOX SAY?
Çfarë saktësisht do të thotë dhelpra? Kjo është historia e suksesit të paqëllimtë e dy vëllezërve norvegjezë, video komike e të cilëve ka arritur shumë shpejt miliona shikime. Në një muaj, Ylvis ka tërhequr më shumë se 80 milionë shikime, duke u afruar edhe në shifrën prej 3.5 milionë shikime në ditë.
Linku: Shiko

TELEKINIS PRANK
Gjëja e fundit që duhet të shihni në mëngjes kur e pini kafen, është një grua që shtyn një burrë në mur dhe e kontrollon atë duke përdorur fuqinë e mendjes. Kjo ishte ajo që disa konsumatorë në një kafene amerikane mendonin se po shihnin. Sidoqoftë, 'marifeti' virtual për xhirimin e filmit të ri horror "Carrie" shpërtheu dhe arriti shumë shpejt miliona shikime.
Linku: Shiko

'Twerk'më i dështuar - Vajza merr flakë
Në këtë video një vajzë performon një vallëzim rutinor (twerk) dhe gjithçka shkon keq kur dikush e hap derën dhe vajza rrëzohet përmbi qirinjë dhe merr flakë. Kjo video shumë shpejt arriti 9 milionë shikime për vetëm një javë. U spekulua shumë se kjo video është e 'montuar' dhe ashtu doli të jetë, me organizator Jimmy Kimmel, i cili shpreson se me këtë video do të ndalë fenomenin e 'twerk' në të gjithë Amerikën.
Linku: Shiko